Sport

VIDEO / Manchester United dorëzohet në fund, të një ndeshjeje me 9 minuta shtesë…

Pas këtij takimi Brighton ngjitet në vend të gjashtë me 55 pikë, që është edhe zona e Europa League, teksa Manchester United qëndron në vend të katërt me 63 pikë.

5 Maj 2023, 07:42 Nga DOSJA
VIDEO / Manchester United dorëzohet në fund, të një

ANGLI - Brighton-Manchester United, takim i prapambetur nga java e 28-të e Premier League, mbyllet me fitoren minimale 1-0 të “pulëbardhave”.

Takimi ishte shumë i luftuar nga të dyja skuadrat dhe si rrjedhojë edhe kartonët ishin me shumicë. Megjithatë u desh minuta e 90+9’ që të realizohej goli i vetëm i kësaj përballjeje.

Pasi Luke Shaw preku topin me dorë, Brighton fitoi penallti, ekzekutimin e së cilës e mori përsipër Mac Allister, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Pas këtij takimi Brighton ngjitet në vend të gjashtë me 55 pikë, që është edhe zona e Europa League, teksa Manchester United qëndron në vend të katërt me 63 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll