Art&Argëtim

Amber Heard zhvendoset në Spanjë pas ndarjes me Johnny Depp, i jep "lamtumirën" Hollywood-it

Aktorja e “Aquaman” duket se preferon një jetë të qetë, larg syrit të publikut

5 Maj 2023, 09:42 Nga m.s
Amber Heard zhvendoset në Spanjë pas ndarjes me Johnny Depp, i jep
Johnny Depp dhe Amber Heard

SHBA- Një vit pas mosmarrëveshjes ligjore me Johnny Depp, Amber Heard largohet nga Hollywood-i dhe zhvendoset në Madrid. Aktorja e “Aquaman” duket se preferon një jetë të qetë, larg syrit të publikut, shkruan Protothema. 

Një raport i DailyMail thotë: “Heard është larguar në heshtje nga Hollywood-i dhe është transferuar në Spanjë me vajzën e saj të vogël Oonah. Ajo e njeh gjuhën dhe është e lumtur atje, duke rritur vajzën e saj të vogël, larg gjithë zhurmës”.

Një burim nga ambienti i saj tha se është e mundur që Amber Heard të kthehet në Hollywood në të ardhmen. Megjithatë, thekson më tej burimi, kjo ndoshta do të marrë pak kohë.

"Unë nuk mendoj se ajo do nxitohet për t'u rikthyer në punë ose në Hollywood, por me siguri do ta bëjë, kur të jetë koha e duhur, për filmin e duhur".

Aktorja shiti rezidencën e saj në Kaliforni në korrik 2022, menjëherë pasi i dha fund betejës së saj ligjore me ish-bashkëshortin Johnny Depp, për 1.1 milionë dollarë.

Që atëherë, ajo jeton në Spanjë dhe gëzon një jetë të qetë me vajzën e saj. Në fakt, tetorin e kaluar, ajo u pa duke u larë me të në një plazh në Palma de Mallorca. /Dosja.al 

amber heard johnny depp hollywood

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Maj 2023, 13:31 k.m.

Publikohet kaseta e seksit të Iggy Azalea

Iggy Azalea SHBA- Iggy Azalea po ndryshon karrierën e saj në një nivel tjetër. Pasi iu bashkua OnlyFans, janarin e kaluar, reperi i fam...