Art&Argëtim

Dua Lipa bën lëvizjen e radhës në fushën e modës, bashkon “forcat” me Donatella Versace

Koleksioni do të prezantohet më 23 maj në Kanë, Francë, pikërisht në kohë për pushimet verore.

4 Maj 2023, 14:49 Nga f.i
Dua Lipa bën lëvizjen e radhës në fushën e modës,
Dua Lipa dhe Donatella Versace

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka bërë hapin e madh në fushën e modës, në një bashkëpunim me Donatella Versace, për koleksionin e verës 'La Vacanza'. Koleksioni do të prezantohet më 23 maj në Kanë, Francë, pikërisht në kohë për pushimet verore. Lipa e ka ndarë lajmin me fansat me anë të postimi në Instagram dhe ka treguar mirënjohje për Donatella Versace.

"Jam absolutisht e emocionuar që kam bashkë-dizenjuar koleksionin e grave ‘La Vacanza’ për Versace me Donatellën. Ajo dhe unë kemi krijuar një lidhje kaq të fortë gjatë viteve dhe jam shumë mirënjohëse për mbështetjen që kam marrë nga ajo dhe i gjithë ekipi që nga fillimi i karrierës sime”-tha Dua.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Donatella Versace (@donatella_versace)

Koleksioni ‘La Vacanza’ do të jetë i disponueshëm për t’u blerë menjëherë pas shfaqjes. Edhe pse nuk është pjesë e kalendarit zyrtar të ngjarjeve të Festivalit të Filmit në Kanë, që do të zhvillohet nga 16 deri në 27 maj, shfaqja do të zhvillohet njëkohësisht në qytetin turistik francez. Vendndodhja e saktë nuk është zbuluar ende.

dua lipa donatella versace

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Maj 2023, 13:31 k.m.

Publikohet kaseta e seksit të Iggy Azalea

Iggy Azalea SHBA- Iggy Azalea po ndryshon karrierën e saj në një nivel tjetër. Pasi iu bashkua OnlyFans, janarin e kaluar, reperi i fam...