Art&Argëtim

Djali i tij vendos të martohet në moshën 20-vjeçare, çfarë mendon Jon Bon Jovi për këtë vendim të papritur? (VIDEO)

Ai e ka pritur me shumë dashamirësi lajmin e djalit të tij 20-vjeçar teksa nuk ngurron të shprehë superlativat e tij për nusen e ardhshme. 

4 Maj 2023, 19:59 Nga a.l
Djali i tij vendos të martohet në moshën 20-vjeçare,
Jake Bongiovi dhe Millie Bobby Broën

SHBA- Ikona e muzikës 'Hard Rock', Jon Bon Jovi ka komentuar së fundmi vendimin e djalit të tij Jake Bongiovi për të celebruar me martesë dashurinë me yllin e 'Stranger Things', aktorja 19-vjeçare Millie Bobby Broën, e cila ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare të showbizz-it. Edhe pse vetëm 20-vjeç, Jakë nuk ka pritur më shumë dhe ka bërë publik lajmin se së shpejti do të celebrojë dashurinë e tij me një ceremoni martesore. Por çfarë mendimi ka babai i tij për këtë vendim? 

E s'kishte si të ndodhte ndryshe, ai ka reaguar ashtu siç do të reagonte çdo prind për lumturinë e fëmijëve të tyre. Ai e ka pritur me shumë dashamirësi lajmin e djalit të tij 20-vjeçar teksa nuk ngurron të shprehë superlativat e tij për nusen e ardhshme. 

"Unë nuk e di nëse mosha ka rëndësi. E dini, nëse gjeni partnerin e duhur dhe rriteni së bashku, mendoj se kjo do të ishte këshilla ime me të vërtetë. Duke u rritur së bashku kështu mendoj se të gjithë fëmijët e mi kanë gjetur njeriun e zemrës duke u rritur bashkë me të",tha ai. 

"Millie është e mrekullueshme. E gjithë familja e saj është e mrekullueshme. Jake është shumë, shumë i lumtur",tha ai. 

Brown dhe Bongiovi dolën publikisht me fejesën e tyre muajin e kaluar.

jon bon jovi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 4 Maj 2023, 13:31 k.m.

Publikohet kaseta e seksit të Iggy Azalea

Iggy Azalea SHBA- Iggy Azalea po ndryshon karrierën e saj në një nivel tjetër. Pasi iu bashkua OnlyFans, janarin e kaluar, reperi i fam...