Sport

Cristiano Ronaldo, së shpejti do të nderohet me Medaljen e Nderit të Lisbonës…

Cristiano Ronaldo, karriera e të cilit është "e lidhur ngushtë me historinë e Lisbonës", së shpejti do të dekorohet me medaljen e nderit të qytetit, njoftoi të enjten bashkia e kryeqytetit portugez.

4 Maj 2023, 22:25 Nga DOSJA

Cristiano Ronaldo, së shpejti do të nderohet me Medaljen e Nderit

PORTUGALI - Cristiano Ronaldo (38), rekordmeni botëror për ndeshje dhe gola (198 dhe 122 me Portugalinë), "gjithmonë ka mbrojtur, promovuar dhe projektuar emrin e Lisbonës në mbarë botën", vlerësoi kryebashkiaku i qytetit, Carlos Moedas, këtë të enjte në një deklaratë për shtyp. Sulmuesi aktual i Al-Nassr (Arabia Saudite) së shpejti do të dekorohet me medaljen e nderit të kryeqytetit portugez.

“Historia e Cristiano Ronaldos, i konsideruar disa herë si lojtari më i mirë në botë, është e lidhur ngushtë me historinë e Lisbonës”,- shtoi këshilltari i qytetit. Pesë herë “Topi i Artë”, i lindur në ishullin portugez të Madeiras, zbarkoi i vetëm në Lisbonë në moshën 12-vjeçare, ku u stërvit në klubin Sporting të Lisbonës (1997-2003), një ekip që kishte mirëpritur më herët edhe Luis Figo në akademinë e tij.

Cristiano Ronaldo, së shpejti do të nderohet me Medaljen e Nderit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll