4 Maj 2023, 17:59
Nga I.A
Qeveria e Kosoves
KOSOVË- Klisman Kadiu, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi i është kundërpërgjigjur deklaratës së zëdhënësit të Bashkimit Evropian se Kosova ka vepruar në kundërshtim me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Kadiu në një postim në Facebook të enjten ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të liruar nga detyra Ekipin Menaxhues që ditë më parë prezantoi një draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk është në kundërshtim me marrëveshjen.
“Nga deklarata e zëdhënësit të BE-së, vihet re se ka minimum të njohurisë për atë që po zhvillohet në procesin e dialogut, por maksimum gatishmëri në nxjerrjen e deklaratave kundër Kosovës”, shkroi Kadiu.
Ai tutje tha se zëdhënësi Peter Stano duhet ta ketë “gatishmërinë e njëjtë, kur ka shkelje aktuale të marrëveshjes’, duke përmendur votën kundër të Serbisë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Ekipi Menaxhues e ka patur vetëm një mision apo detyrë, i cili ka qenë përgatitja dhe prezantimi i draftit të statutit. Pas këtij prezantimi, nuk ka më asnjë rol sepse diskutimi tashmë është politik”, shkroi ai.
Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano tha se roli i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë përfundon vetëm kur ai statut të miratohet. Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, më 3 maj ka liruar nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues.
Ekipi në fjalë, i përbërë nga katër serbë nga Kosova, mori pjesë në takimin e fundit të dialogut në nivel të lartë, ku edhe paraqiti draftin e parë të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, propozim i cili menjëherë u hodh poshtë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Marrë nga REL
klisman kadiu besnik bislimi dialogu kosove-serbi
Bota
4 Maj 2023, 17:47
a.l
Foto ilustruese
SERBI- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia me 8 nxënës të vrarë dhe roja e sigurisë, mëngjes...
Bota
4 Maj 2023, 17:45
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Destinacionet evropiane janë bërë gjithnjë e më të shtrenjta për britanikët në...
Bota
4 Maj 2023, 17:23
k.m.
Foto ilustruese
Këtë të mërkurë, një nga operacionet më të mëdha policore në të gjithë Evrop&eu...
Bota
4 Maj 2023, 17:25
a.l
Foto ilustruese
GREQI- Një 15-vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Greqi pasi ka ekspozuar në publik trupat e zhveshur...
Bota
4 Maj 2023, 16:54
a.l
Antonio Guetteres
SUDAN- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të mërkurën për dh&...
Bota
4 Maj 2023, 16:45
a.l
Mao Ning
KINË- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning në një konferencë të mbajtur sot p&eu...
Bota
4 Maj 2023, 16:32
I.A
Fang Bin
KINË- Fang Bin, një shitës me pakicë i kthyer në gazetar që dokumentoi shpërthimin e hershëm të Covid...
Bota
4 Maj 2023, 16:35
a.l
Josep Borrell
SHBA- Diplomati i BE-së Josep Borrell i ka bërë thirrje Moskës që të mos përdorë sulmin e supozuar n...
Bota
4 Maj 2023, 16:29
a.l
John Kirby
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar akuzat e Rusisë për përfshirjen në sulmin me dron n&e...
Bota
4 Maj 2023, 16:24
a.l
Peter Stano
KOSOVË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, deklaron se shkarkimi i ekipit menaxhues ës...