Bota

Atentati ndaj Putin/ BE thirrje Moskës: Mos përdorni sulmin me dron për të përshkallëzuar luftën

Diplomati i BE-së Josep Borrell i ka bërë thirrje Moskës që të mos përdorë sulmin e supozuar në Kremlin për të përshkallëzuar konfliktin ukrainas.

4 Maj 2023, 16:35 Nga a.l
Atentati ndaj Putin/ BE thirrje Moskës: Mos përdorni sulmin me dron
Josep Borrell

SHBA- Diplomati i BE-së Josep Borrell i ka bërë thirrje Moskës që të mos përdorë sulmin e supozuar në Kremlin për të përshkallëzuar konfliktin ukrainas, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të mos e përdorë këtë sulm të supozuar si një justifikim për të vazhduar përshkallëzimin e konfliktit,” tha ai.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë ndërtesë të dëmtuar. Kremlini pretendon se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe dyshohet se është një atentat ndaj presidentit Putin. Por siç bëhet me dije, lideri rus ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

lufta ukraine-rusi josep borrell

Sondazh

Poll