Bota

Atentati ndaj Putin/ Rusia e akuzoi për përfshirje në sulmin me dron, reagon SHBA: Pretendim qesharak, Peskov është gënjeshtar!

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se pretendimet e Moskës janë të rreme dhe se SHBA nuk e inkurajon Ukrainën të sulmojë jashtë kufijve të saj. 

4 Maj 2023, 16:29 Nga a.l
Atentati ndaj Putin/ Rusia e akuzoi për përfshirje në sulmin me
John Kirby

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar akuzat e Rusisë për përfshirjen në sulmin me dron në Kremlin ditën e djeshme, që dyshohet se ishte një atentat i organizuar për liderin rus, Vladimir Putin. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se pretendimet e Moskës janë të rreme dhe se SHBA nuk e inkurajon Ukrainën të sulmojë jashtë kufijve të saj. 

Në një intervistë për CNN, Kirby ka përsëritur se SHBA-ja nuk kishte asnjë rol në incident.

Unë thjesht do t’ju thoja se Dmitry Peskov gënjen. Dua të them, është padyshim një pretendim qesharak. Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë lidhje me këtë. Ne as nuk e dimë se çfarë ndodhi këtu. Por unë mund t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në të”, u shpreh Kirby. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që nuk raportohet për asnjë ndërtesë të dëmtuar. Kremlini pretendon se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe dyshohet se është një atentat ndaj presidentit Putin. Por siç bëhet me dije, lideri rus ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll