Bota

Sulm me armë zjarri në një shkollë në Pakistan, vriten 7 mësues

Ngjarja ka ndodhur në zonën Parachinar të rrethit fisnor Kurram pranë kufirit me Afganistanin.

4 Maj 2023, 16:12 Nga a.l
Sulm me armë zjarri në një shkollë në Pakistan, vriten
Policia në Pakistan

PAKISTAN- Të paktën shtatë mësues janë vrarë pas në sulmi me armë zjarri në një shkollë në veriperëndim të Pakistanit, në përgjigje të një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë në të cilin një mësues tjetër u qëllua për vdekje. 

Ngjarja ka ndodhur në zonën Parachinar të rrethit fisnor Kurram pranë kufirit me Afganistanin. Mediat e huaja raportojnë se, motivi i vrasjeve është i paqartë dhe se mësuesit e vrarë në të dy incidentet i përkasin pakicës myslimane shiite të vendit.

"Shumica e mësuesve që u vranë i përkisnin fisit Shia Turi. Ky sulm i veçantë kishte në shënjestër mësuesit ndërsa ata ishin në dhomën e stafit ... Ata ishin atje për të kryer provimet që janë duke u zhvilluar në të gjithë krahinën për shkollën e mesme të ulët," tha Hyder.

Distrikti fisnor përmban një popullsi me shumicë shiite, të cilët shpesh sulmohen nga grupet e armatosura si pjesë e lëvizjes lokale talebane. Policia lokale tha se po mblidhte më shumë informacion dhe po hetonte incidentin.

sulm ne pakistan

Sondazh

Poll