Sport

Presidenti Duka në Durrës: “Me 3 stadiumet e rinj, do të jemi vendi më i mirë në rajon për infrastrukturën sportive”...

Presidenti Duka theksoi se qytetin i Durrësit e meriton një investim të tillë, që do të ketë një impakt të madh në jetën ekonomike e sportive të qytetit.

4 Maj 2023, 10:32 Nga DOSJA
Presidenti Duka në Durrës: “Me 3 stadiumet e rinj, do të

DURRES - Është zhvilluar sot konkursi ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri të Durrësit, ku garojnë për finalen 3 studiot prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore 51N4E (Belgjikë) Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë) dhe MVRDV (Holandë).

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili është gjithashtu pjesë e jurisë që do të përzgjedhë edhe projektin fitues. Në fjalën e tij përshëndetëse Presidenti Duka theksoi se qytetin i Durrësit e meriton një investim të tillë, që do të ketë një impakt të madh në jetën ekonomike e sportive të qytetit.

Sipas tij, të gjitha investimet e bëra në stadiume janë fryt i bashkëpunimit të shkëlqyer dhe i bashkimit të forcave mes Federatës Shqiptare së Futbollit dhe qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama, ndërsa shprehu bindjen se me investimet e reja Shqipëria do të bëhet vendi me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon.

“Siç e thanë dhe ministrja dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit, së fundmi është nënshkruar një marrëveshje mes Bashkisë së Durrësit dhe Manchester City Group, që dua të përshëndes dhe të falënderoj kryetaren, pasi besoj se do t’i shërbejë futbollit durrsak dhe futbollit kombëtar në përgjithësi, që do ta rrisë një nivel akoma edhe më të lartë.

Ne plotësojmë me këto stadiume shumë mirë infrastrukturën sportive të futbollit të luajtur, kushtet për mediat e futbollistët etj., por kemi më shumë nevojë për terrene sportive (stërvitje) ,”- tha në fjalën e tij presidenti Duka.

Gjithashtu, presidenti Duka bëri edhe një herë thirrje për të mbështetur nismën e FSHF-së për ndërtimin e fushave të reja stërvitore, që do të nxisin edhe më shumë zhvillimin e futbollit në vend.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll