Politike

"Votimi elektronik garanton 100% fshehtësinë e votës"/ 14 Maji, Celibashi: Brenda 30 minutave dalin rezultatet në 3 Bashki

Kryekomisioneri dha garanci për sigurinë dhe fshehtësinë e votës.

4 Maj 2023, 11:39 Nga A.B
"Votimi elektronik garanton 100% fshehtësinë e votës"/
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit, për Bashkitë e Vorës, Kamzës dhe Elbasanit do të jetë gati për 30 minuta nga mbyllja e orarit zyrtar të votimit. Këtu deklaroi ditën e sotme kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi. Për gazetarët, kryekomisioneri dha garanci për sigurinë dhe fshehtësinë e votës.

‘Nga pikëpamja formale jemi duke përmbushur një detyrim të korit zgjedhor, sot kemi radhën e pajisjeve të votimit dhe numërimi elektronik nesër do të bëhet testimi i pajisjeve të identifikimit elektronik. Garancia e plotë që ofrojnë këto paisje në lidhje me fshehtësinë e votës. Nuk ka asnjë lloj mundësi mënyrë apo mekanizmi që dikush të verifikojë votën e dhënë nga një zgjedhës për një subjekt të caktuar. Kemi patur jo në mënyrë fare zyrtare, por disa shqetësime të tilla që janë përcjellë në komisionin e Zgjedhjeve në lidhje me fshehtësinë e votës, jam këtu për të konfirmuar se garancia është e plotë 100%. Kushdo që thotë të kundërtën është një spekulant politik. S’ka asnjë lloj mundësie as kompania as KQZ askush nuk ka mundësi që të verifikojë se për kë është votuar në mënyrë kategorike. Ne synojmë që brenda 30 minutave nga momenti që mbyllet procesi i votimit të kemi shpalljen  rezultateve paraprake për Vorën, Kamzën dhe Elbasanin. Është një projekt pilot, por nga ajo që vlerësojmë besoj se të gjitha procedurat do të kërkojnë një kohë që nga momenti kur mbyllet procesi i votimit.’- tha Celibashi./Dosja.al

ilirjan celibashi fushata 2023

Sondazh

Poll