Politike

Projekti i stadiumit të ri në Durrës, Rama: Është vizion! Do ngrejmë 'Durrës City', në funksion të të gjitha klubeve në Shqipëri

Rama deklaroi se së shpejti do të ngrihet edhe grupi “Durrës City”, që sipas tij do të shërbejë edhe për klubet e tjera në vend. 

4 Maj 2023, 09:13 Nga A.B
Projekti i stadiumit të ri në Durrës, Rama: Është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë për shpalljen e projektit fitues të stadiumit të ri në Durrës. Ai u shpreh se ambicia e qeverisë është krijimi i modeleve të reja e se sipas tij, stadiumet e qyteteve të mund të bëhen edhe motorë socialë dhe ekonomikë zhvillimi.

Rama deklaroi se së shpejti do të ngrihet edhe grupi “Durrës City”, që sipas tij do të shërbejë edhe për klubet e tjera në vend. 

"Stadiumi i ri është vizion, jo vetëm një stadium. Do zgjedhim vetëm njërën prej tyre. ne jemi të vendosur që të bëjmë shumë për Durrësin. Ky qytet ka përpara një të ardhme që është shumë kuptimplotë, për komunitetin që do vijë më pas. Ne do bëjmë shumë më tepër, do bëjmë dhe projekte të tjera. 

Ne duhet të ngremë grupin tonë këtu, Durrës City, si Manchester City. Durrës City do jetë bërthamë që do zhvillohet në të ardhmen si një skuadër më vete. Akademia dhe shkolla e futbollit i shërbejnë të gjitha klubeve në Shqipëri. Nuk është ekskluzive vetëm për të rinjtë që i përkasin vetëm Manchester City, po i shërben të gjitha klubeve"- u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll