Bota

Arabia Saudite kërcënon për rritje të çmimit të naftës, nëse ndërkombëtarët nuk marrin masa kundër Iranit

1 Tetor 2019, 16:25 Nga DOSJA
Arabia Saudite kërcënon për rritje të çmimit të

ARABI SAUDITE- Princi i Arabisë Saudite Mohamed bin Salman paralajmëron se çmimet e naftës mund të rriten në shifra të të paimagjinueshme,  qeveritë ndërkombëtare nuk nuk bashkohet për të penguar Iranin.

Nëse bota nuk ndërmerr një veprim të fortë dhe të vendosur për të penguar Iranin, ne do të shohim përshkallëzime të mëtejshme që do të kërcënojnë interesat botërore,” tha Princi Mohamed.

Ndërsa në një  intervistë me “60 Minutat e Amerikës” të transmetuara të dielën, Princi Mohammed gjithashtu tha se ai ishte dakord me Sekretarin e Shtetit të SHBA Mike Pompeo që sulmet e 14 shtatorit, të cilat dëmtuan objektin më të madh në botë për përpunimin e naftës dhe rrëzuan më shumë se 5 përqind të naftës globale, ishin një akt lufte nga Irani.

Shtetet e Bashkuara, fuqitë evropiane dhe Arabia Saudite më parë kanë fajësuar sulmet ndaj Iranit, por Teherani ka mohuar çdo përfshirje.

Furnizimi me naftë do të ndërpritet dhe çmimet e naftës do të arrijnë çmime mjaftë të larta.”- tha Princi Mohammed.

Princi Mohamed u shpreh se preferonte një zgjidhje paqësore me Iranin sepse një luftë mes Arabisë  Saudite dhe Iranit mund të shembte ekonominë globale.

“Zgjidhja politike dhe paqësore është shumë më e mirë se ajo ushtarake,” tha ai.

Burimi: abc.net 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota irani mohamed bin salman princi i arabise saudite shba irani mohamed bin salman princi i arabise saudite shba

Sondazh

Poll