Art&Argëtim

“Kush është më i mirë në shtrat?, Gwyneth Paltrow flet për Ben Affleck dhe Brad Pitt

Paltrow iu përgjigj një sërë pyetjesh pikante

4 Maj 2023, 10:04 Nga m.s

“Kush është më i mirë në shtrat?, Gwyneth Paltrow

SHBA- Aktorja Gwyneth Paltrow dha një intervistë për podcast-in e Alex Cooper ku krahasoi dy ish partnerët e saj të famshëm; Brad Pitt dhe Ben Affleck për karakteristika të ndryshme. Aktorja, e cila është 50-vjeçe, ishte në lidhje me Pitt që nga viti 1994, por ata e anuluan fejesën e tyre në 1997 sepse në moshën 24-vjeçare ajo ndjeu se ishte shumë e re për martesë. Më pas ajo pati një lidhje dy-vjeçare me Ben Afflec, e cila u rindez për pak kohë dhe përfundoi përgjithmonë në vitin 2000.

Duke dhënë një sërë përgjigjesh të sinqerta, Paltrow iu përgjigj pyetjes se kush ishte më i mirë në dhomën e gjumit.

“Kjo është një pyetje e vështirë. Sepse Brad dhe unë kishim më shumë kimi. Por Ben Affleck kishte teknikë të shkëlqyer”, zbuloi aktorja e njohur. “Nuk mund ta besoj se vajza ime po e dëgjon këtë”, shtoi Paltrow.

Paltrow iu përgjigj edhe një sërë pyetjesh të tjera pikante.

"Kush është aktori më i mirë?"

Gwyneth Paltrow: “Ata të dy janë kaq të talentuar. Dhe Ben është një shkrimtar dhe regjisor i madh. Por ndoshta do të më duhej të them se thjesht si aktor Brad është (më i mirë). Mendoni për të gjitha rolet e ndryshme që ai ka bërë”.

 "Kush ka stilin më të mirë?"

Gwyneth Paltrow: "Me siguri Brad"

"Kush ishte më romantik?"

Gwyneth Paltrow: "Brad". /Dosja.al 

gwyneth paltrow alex cooper ben affleck brad pitt

Sondazh

Poll