Bota

Prifti rus derdh nga aeroplani 70 litra ujë të bekuar, pastron mëkatet e qytetit

1 Tetor 2019, 10:36 Nga DOSJA
Prifti rus derdh nga aeroplani 70 litra ujë të bekuar, pastron

RUSI – Prifti Alexander Goryachev dhe peshkopi metropolitan Savva, vendosën që të krijonin një ditë ndërkombëtare të pastërtisë ndaj mëkateve.

Prifti dhe peshkopi, fluturuan me një aeroplan mbi qytetin e Tver në Rusi, dhe me vete kishin marrë rreth 70 litra ujë të bekuar.

Gjatë kohës që aeroplani fluturonte mbi qytetin Tver, prifti spërkati mbi qytet ujin e bekuar.

Peshkopi në një deklaratë për gjestin e bërë, e quajti veprimin e tij dhe të priftit të guximshëm, dhe tha se arsyeja që ata e bënë diçka të tillë, është mbrojtja e banorëve të qytetit nga energjitë e ligta dhe negative, si dhe mbrojtja ndaj veseve si alkooli, apo bixhozi.

Peshkopi i quante ato sëmundje, njësoj siç është një virus. Një virus, është një demon tha ai, dhe një demon krijon një sëmundje në shpirtin e njeriut, uji i bekuar ndihmon në zhdukjen e këtyre demonëve spiritualë sipas peshkopit Savva.

Burimi:The Moscow Times

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota prifti dhe peshkopi rusi uje i bekuar mbi qytet prifti dhe peshkopi rusi uje i bekuar mbi qytet

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2019, 19:14

Zgjedhjet nuk e ndryshojnë kursin e Austrisë

AUSTRI– Kush di të numërojë do të thoshte se zgjedhjet e së dielës në Austri sollën një ndryshim kursi të vendit. Drejtimi – më majtas. Kush është më i vëmendsh...