Aktualitet

Po transportonin emigrantë me 'Range Rover', arrestohet i riu në Himarë, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Të dy të rinjtë me makinat e tyre tip 'Range Rover' u ndaluan për kontroll nga policia, por nuk iu bindën urdhërit të policisë.

2 Maj 2023, 16:58 Nga I.A
Po transportonin emigrantë me 'Range Rover', arrestohet i riu
Makinat dhe emigrantet

HIMARË- Një i ri është arrestuar në Himarë pasi me një bashkëpunëtor po transportonin emigrantë të paligjshëm. Të dy të rinjtë me makinat e tyre tip 'Range Rover' u ndaluan për kontroll nga policia, por nuk iu bindën urdhërit të policisë. I riu me iniciale N.K ka tentuar që të zbresë nga makina emigrantët, por në këto momente është arrestuar. Ndërkohë që shoku i tij është shpallur në kërkim. 

 Njoftimi i Plotë:

Gjatë operacionit, në fshatin Lukovë, Himarë, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se me dy automjete “Range Rover” po transportoheshin emigrantë, janë vënë në ndjekje të tyre. Sapo kanë konstatuar se po ndiqeshin nga Policia, drejtuesit e automjeteve, shtetasit N. K. dhe A. B. janë larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Shtetasi N. K. ka tentuar t’i shmanget përgjegjësisë ligjore, duke zbritur nga automjeti emigrantët që po transportonte, por është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë. Shtetasi A. B. ka braktisur automjetin me të cilin po transportonte pjesën tjetër të emigrantëve dhe duke përfituar nga terreni i vështirë është larguar me shpejtësi në këmbë. Vijon puna për kapjen e tij. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

emigrante te paligjshem

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2023, 14:50 m.s

Arrestohen disa persona në Tiranë

TIRANË- Policia ka marrë një sërë masash ndaj katër shtetasve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penal...