DOKUMENTI- Noizy 50 mln lekë pagesë për koncertet nga bashkia e Tiranës
Noizy TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, disa muaj më parë organizoi një koncert në sheshin "Nën&...
Kjo nga e shkuara e tij kriminale dhe përvoja në mbajtjen dhe përdorimin e armëve në kryeqytetin anglez.
TIRANË- Financuesit dhe organizatorët në Angli të ekzekutimit mafioz të Ardian Nikulajt përzgjodhën si ekzekutor portugezin Ruben Saraiva. Prej më shumë se 10 vitesh ai jetonte në Angli. Përzgjedhja jo e rastësishme. Kjo nga e shkuara e tij kriminale dhe përvoja në mbajtjen dhe përdorimin e armëve në kryeqytetin anglez.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, duke iu referuar prokurorisë angleze CPC ka siguruar skedën e tij penale nga e cila kuptohet se përzgjedhja për krimin në Shqipëri kishte një arsye te fortë. Skeda e tij personale tregon se Ruben Saraiva gjatë 10 viteve të fundit është përfshirë në krime që lidhen me mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje.
Dënimi i tij i parë nga një gjykatë angleze lidhet për armëmbajtje pa leje. Pas daljes nga burgu për këtë vepër penale ai akuzohet dhe dënohet për dëmtime trupore të rënda ndaj një personi. E shkuara kriminale e killerit të Shëngjit, ardhur nga Anglia nuk mbaron me kaq. Sërish në vitin 2017 dënohet për mbajtje arme pa leje.
Dënimi i tij i fundit në Angli lidhet me posedim kokaine për qëllime shitje. Sipas policisë shqiptare Ruben Saraiva mbërriti në Lezhë në muajin shkurt duke qëndruar në fshatin Karriq. Top Channel të hënën tregoi këtë video ku në një lokal në Shkodër shfaqet Ruben Saraiva. Pas vrasjes në 19 Prill, ai u largua në drejtim të Greqisë, ku policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për ta kapur. Ai vijon të jetë në arrati.
Marrë nga Top Channel
Noizy TIRANË- Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, disa muaj më parë organizoi një koncert në sheshin "Nën&...
Ardian Nikulaj LEZHË- Zbulohen fjalët e para të Thomas Mithan në momentin e arrestimit për vrasjen e biznesmenit nga Lezha, ...
TIRANË- Policia ka marrë një sërë masash ndaj katër shtetasve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penal...
Shkolla 'Papa Kristo Negovani' ERSEKË- Investimet e Erion Isait kanë përfunduar në tokë. Era e fortë ka hedhur në tok&eu...
foto ilustruese FIER-Një 42-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi ka goditur me çekiç s...
foto ilustruese VLORE- Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për Gëzim Bacajn dhe Durim Kelmendin...
Ardian Nikulaj TIRANË- Mediat britanike i kanë kushtuar ditën e sotme një artikull vrasjes së Ardian Nikulajt. Tre personat e arre...
Autostrada TEPELENË- Banorët e 5 fshatrave kanë dalë ditën e sotme në protestë, duke denoncuar se autostrada Levan-Tepel...
Evanthia Thodhori SARANDË- Nëna e Leonard Thodhorit në Sarandë ka treguar bisedën e fundit që ka bërë me të b...
Kamerat e sigurisë SHKODËR- Vrasësi i Petrit Vuksanit nuk e ka ditur që një detaj në banesën ku ai dikur jetonte mund ta...