Aktualitet

68 mln lekë bien në tokë! Era rrëzon fasadën termoizoluese në Ersekë. Shpëtojnë mrekullisht nxënësit

Materialet termoizoluese në shkollën 9-vjeçare ‘Papa Kristo Negovani’ kanë lëvizur nga vendi, për shkak të erës së madhe.

2 Maj 2023, 14:41 Nga k.m.
68 mln lekë bien në tokë! Era rrëzon fasadën
Shkolla 'Papa Kristo Negovani'

ERSEKË- Investimet e Erion Isait kanë përfunduar në tokë. Era e fortë ka hedhur në tokë, duke rrezikuar kështu jetën e të miturve, fasadën termoizoluese në shkollën 'Papa Kristo Negovani'. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, materialet termoizoluese në shkollën 9-vjeçare ‘Papa Kristo Negovani’ kanë lëvizur nga vendi, për shkak të erës së madhe.

68 mln lekë bien në tokë! Era rrëzon fasadën
Shkolla 'Papa Kristo Negovani'

Fatmirësisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 kur procesi mësimor kishte përfunduar e në oborr nuk kishte mbetur më asnjë nxënës. Mirëpo bashkë me materialet në tokë kanë përfunduar edhe paratë e dhëna për këtë projekt, që mesa duket cilësinë nuk e paska si veti. Rikonstruktimi i kësaj shkolle është kryer nga mesi i vitit 2018 nga kompania ‘Kthella SHPK’, e ka kushtuar jo pak por mbi 68 milionë lekë të vjetra.

erseke

Sondazh

Poll