Aktualitet

“Çfarë dreqin?"? Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet deklarimi Thomas Mithan në momentin e arrestimit: S'doja të ngatërrohesha

Ndërsa të shtunën, kërkoi lirimin me kusht, duke u shprehur i gatshëm që të jepte 2000 paund garanci për lirim me kusht.

2 Maj 2023, 15:05 Nga k.m.
“Çfarë dreqin?"? Vrasja e Ardian Nikulajt, zbulohet
Ardian Nikulaj

LEZHË-  Zbulohen fjalët e para të Thomas Mithan në momentin e arrestimit për vrasjen e biznesmenit nga Lezha, Ardian Nikulaj. Sipas gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, Thomas Mithan ka pranuar se përse kishte ardhur në Shqipëri dhe se çfarë duhet te bënte. 

“Çfarë dreqin është kjo? Unë shkova në Shqipëri për pak ditë. Unë nuk doja të ngatërrohesha me atë histori prandaj u ktheva përsëri në Angli. Unë shkova me Harriet në Shqipëri por vendosa të kthehesha,”- ka pohuar ai. Ndërsa të shtunën, kërkoi lirimin me kusht, duke u shprehur i gatshëm që të jepte 2000 paund garanci për lirim me kusht. Megjithatë gjyqtarja Neeta Minhas e ka refuzuar këtë kërkesë me argumentin se jemi përballë një krimi të rëndë për të cilin e kërkonte shteti shqiptar. 

Thomas Mithan njihej edhe me emrin David i lindur në 8 Prill 1998. Ai është i dënuar më parë në vitin 2014 për posedim dhe shpërndarje kokaine.

vritet ardian nikulaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Maj 2023, 14:50 m.s

Arrestohen disa persona në Tiranë

TIRANË- Policia ka marrë një sërë masash ndaj katër shtetasve, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penal...