Aktualitet

Janë të afërm? Zbulohet emri i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Petrit Vuksanit 

Sipas Policisë, autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Lekë Vuksani, i cili është dhe kushëri me viktimën.

2 Maj 2023, 13:14 Nga k.m.
Janë të afërm? Zbulohet emri i të dyshuarit kryesor për
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe është në kërkim të autorit të dyshuar për vrasjes e 51 vjeçarit, Petrit Vuksani në Shkodër. Sipas Policisë, autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Lekë Vuksani, i cili është dhe kushëri me viktimën.

Janë të afërm? Zbulohet emri i të dyshuarit kryesor për
Lekë Vuksani

Lekë Vuksani dyshohet se është autori, i cili e qëlloi për vdekje 51-vjeçarin dhe më pas u largua në drejtim të paditur. Petrit Vuksani jeton prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit, të afërmit të tij. Petrit Vuksani i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të 51-vjeçarit.

 

vritet petrit vuksani

Sondazh

Poll