Bota

Tenton të ulë pagesat për vajzën e tij, Hunter Biden përballet në Gjykatë me ish-striptisten

Në gjyq ka shkuar për të kundërshtuar mbështetjen financiare për vajzën katërvjeçare, të cilën ai nuk e ka marrë ndonjëherë mundimin ta takojë.

1 Maj 2023, 17:28 Nga I.A
Tenton të ulë pagesat për vajzën e tij, Hunter Biden
Hunter Biden dhe Lunden Roberts

SHBA- Djali i Presidentit Joe Biden, Hunter Biden është paraqitur sot në gjykatën e Arkansas për t'u përballur me Lunden Roberts, një ish-striptiste me të cilën Hunter ka një vajzë. Në gjyq ka shkuar për të kundërshtuar mbështetjen financiare për vajzën katërvjeçare, të cilën ai nuk e ka marrë ndonjëherë mundimin ta takojë.

Hunter u fut në hyrjen e stafit të gjykatës me një autokolonë me pesë makina dhe i shoqëruar nga policia. Ai doli nga një SUV dhe u drejtua brenda në orën 8.45 të mëngjesit. Çështja ka vazhduar që kur Roberts ngriti një padi për atësinë në Gjykatën e Qarkut të Arkansas në vitin 2019, pasi Hunter mohoi të ishte babai i vajzës së vogël, Navy Joan. Një test i ADN-së më pas konfirmoi se Hunter ishte babai dhe ai ra dakord të fillonte t'i paguante mbështetje mujore për fëmijën.

Hunter nuk e ka takuar kurrë vajzën e tij dhe nuk e ka pranuar publikisht ekzistencën e saj. Çështja e atësisë u rihap shtatorin e kaluar kur Hunter i kërkoi gjykatës të rillogariste pagesat mujore për shkak të një ndryshimi të konsiderueshëm material, që supozohet se ka ndodhur me financat e tij.

joe biden hunter biden lunden roberts

Sondazh

Poll