Bota

Arrestohet një nga lideret e partisë pro ruse, policia e kap në tentativë për t'u arratisur nga Moldavia

Në korrik 2022, liderja e opozitës u akuzua për dy çështje penale në lidhje me falsifikimin e raporteve financiare të partisë së saj dhe marrjen e fondeve nga një grup i krimit të organizuar. 

1 Maj 2023, 17:27 Nga a.l
Arrestohet një nga lideret e partisë pro ruse, policia e kap në
Marina Tauber

RUSI- Nënkryetarja e partisë opozitare në Rusi, është vënë në pranga me urdhër të prokurorisë në Moldavi. Ajo dyshohet për mashtrim lidhur me financimin e partisë së saj, shkruan TASS. 

Tauber u arrestua në aeroportin e Kishinauit teksa po përpiqej të merrte një fluturim për në Izrael”, tha zyra e prokurorisë kundër korrupsionit në një deklaratë në faqen e saj të internetit. Sipas saj, Tauber më parë ka injoruar ndalimin për t'u larguar nga vendbanimi i saj.

Në korrik 2022, liderja e opozitës u akuzua për dy çështje penale në lidhje me falsifikimin e raporteve financiare të partisë së saj dhe marrjen e fondeve nga një grup i krimit të organizuar. Deputetja tha se ishte e gatshme të bashkëpunonte me hetimin për të rivendosur drejtësinë. Ajo beson se Partia në pushtet e Veprimit dhe Solidaritetit mund të jetë prapa vendimit të prokurorëve. 

marina tauber

Sondazh

Poll