Aktualitet

Dhunoi prindërit dhe shkatërroi orenditë shtëpiake! Arrestohet 34-vjeçari, policia i gjen drogë gjatë kontrollit

Gjatë kontrollit në shtëpi, këtij personi iu është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike kanabis. 

1 Maj 2023, 13:33 Nga A.B
Dhunoi prindërit dhe shkatërroi orenditë shtëpiake!
Policia

VAU I DEJËS- Policia ka arrestuar një 34-vjeçar pasi dyshohet se ka dhunuar prindërit e tij. Policia bën të ditur se personi me inicialet N.P, pasi ka dhunuar prindërit, më pas ka dëmtuar edhe orenditë shtëpiake. Gjatë kontrollit në shtëpi, këtij personi iu është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike kanabis. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Ushtroi dhunë ndaj prindërve të tij dhe dëmtoi orenditë shtëpiake, vihet në pranga 34-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë arrestuar shtetasin N. P., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit N. P., një sasi të vogël lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

arrestim policia

Sondazh

Poll