Art&Argëtim

Vali Corleone i jep fund beqarisë, martohet me vajzën që e qëlloi me pistoletë

Lajmin e ka dhënë vetë Vali Corleone, i cili ka ndarë disa imazhe ku shihet se po kurorëzohet në komunën e Gjilanit. Ai duket se i ka dhënë fund beqarisë, me Anitën që dikur e quante vajzë të tij.

30 Prill 2023, 13:13 Nga f.i
Vali Corleone i jep fund beqarisë, martohet me vajzën që e
Vali Corleone dhe Anita

KOSOVË- Personazhi i njohur, Vali Corleone duket se i ka dhënë fund beqarisë. Corleone është martuar me Anitën, vajzën që e qëlloi me pistoletë rreth një vit më parë, raportojnë mediat në Kosovë.

Lajmin e ka dhënë vetë Vali Corleone, i cili ka ndarë disa imazhe ku shihet se po kurorëzohet në komunën e Gjilanit, ku dyshja shihen duke firmosur. 

Ai duket se i ka dhënë fund beqarisë, me Anitën që dikur e quante vajzë të tij, e cila edhe e ka qëlluar me armë zjarri. Në atë periushë Vali tha se ishte ai i cili i kishte kërkuar Anitës ta qëllonte, duke shpjeguar se po luante një lojë, ku ai që humbiste do qëllohej me plumb në këmbë.

Vali Corleone i jep fund beqarisë, martohet me vajzën që e

vali corleone

Sondazh

Poll