Aktualitet

“Territor i pastër”/ Zbulohet përmes dronit zona me kanabis në Krujë, kapen 'mat' 2 persona duke hedhur në tokë fidanët (VIDEO)

Nëpërmjet dronëve, u evidentuan në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.

30 Prill 2023, 11:44 Nga DOSJA
“Territor i pastër”/ Zbulohet përmes dronit zona me
Personi i shpallur ne kerkim

KRUJË- Zbulohet një sipërfaqe me kanabis në Krujë. Policia bën të ditur se pas finalizimit të operacionit 'Territori i Pastër', janë shpallur në kërkim 2 persona, të cilët u kapën nga droni në këtë sipërfaqe. 

Në kontroll morën pjesë 50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë. Evidentohet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Në fund të operacionit u asgjësuan 224 fidanë të kultivuar në kubikë.

Nëpërmjet dronëve, u evidentuan në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle intensive nga toka dhe ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Kontrollet në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Në kontroll, 50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë. Evidentohet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Asgjësohen 224 fidanë të kultivuar në kubikë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët, vijon puna për identifikimin e autorit tjetër. Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen në zonën e pyllëzuar, për kapjen dhe vënien e tyre në pranga. Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi. Vijon puna për identifikimin e shtetasit tjetër dhe për kapjen e tyre. Operacioni vijon.

Sondazh

Poll