Aktualitet

U kap në flagrancë duke vjedhur banesën, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Milano

59-vjeçarja ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila falë kamerave ka arritur të bjerë në gjurmët e 29-vjeçarit dhe ta arrestojë për vjedhje. 

30 Prill 2023, 10:42 Nga f.i
U kap në flagrancë duke vjedhur banesën, arrestohet
foto ilustruese

ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Milano pasi është kapur duke vjedhur në banesë nga vetë pronarja. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit kur pronarja e shtëpisë, teksa po kthehej për në shtëpi, ka dëgjuar disa zhurma dhe ka parë një burrë që iku me vrap në sytë e saj. 

59-vjeçarja ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila falë kamerave ka arritur të bjerë në gjurmët e 29-vjeçarit dhe ta arrestojë për vjedhje. 

Para se të kapej nga pronarja e shtëpisë 29-vjeçari kishte arritur të vidhte 500 euro dhe disa franga zvicerane.

arrestohet 29-vjecari shqiptar ne itali

Sondazh

Poll