Politike

Berisha publikon spotin e fushatës elektorale, shkruan letër për qytetarët: Demokratë, socialistë vota për Ramën është për shpopullimin

Me anë të një video të publikuar në Facebook, Berisha ka shkruar një letër për qytetarët ku u ka bërë thirrje që të votojnë kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë'.

29 Prill 2023, 16:25 Nga I.A
Berisha publikon spotin e fushatës elektorale, shkruan letër për
Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar spotin e fushatës elektorale të 14 majit. Me anë të një video të publikuar në Facebook, Berisha ka shkruar një letër për qytetarët ku u ka bërë thirrje që të votojnë kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë'. Berisha në letër shkruan se një votë për Ramën është një votë për shpopullimin e vendit. Sipas Berishës, sa më shumë pushtet grumbullon kryeministri Edi Rama, aq më shumë largohen shqiptarët nga vendi.

Letra e Plotë:

Kjo letër e hapur, i drejtohet çdo shqiptari. Demokratë, socialistë, dhe të pa parti. Unë, Sali Berisha, kam patur  nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër. Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite. Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh në këto zgjedhje. Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 10 vite. 83% të atyre që kanë mbetur, kerkojnë të largohen. Qytetet tona po shuhen. Rinia po zhduket. Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky. E vërteta është se sa më shume pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët

Sepse me këtë pushtet, ai krijon kushtet për dëbimin tuaj. Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin. Vota për Edi Ramën nxitshpopullimin. Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për të shpëtuar Shqipërinë. Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptari është jetik. Socialistë, demokratë, i pa parti. Jeni njësoj të vjedhur. Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur. Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë. Në 14 Maj nuk votojmë vetëm për Bashkitë. Votojmë kundër shpopullimit.

sali berisha zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll