Bota

'Ne vuajtëm në Khartoum'/ 351 qytetarë të Çadit largohen nga Sudani brenda 48 orëve, rrëfimi: Shkova për t'u mjekuar dhe u bllokova

Pas zbritjes nga avioni, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar u dërguan në ekipet e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për t'u regjistruar.

29 Prill 2023, 09:28 Nga a.l
'Ne vuajtëm në Khartoum'/ 351 qytetarë të
Lufta në Sudan

SUDAN- Në vetëm dy ditë nga Sudani janë larguar 351 qytetarë. Një përfaqësues i Ministrisë së Jashtme sqaroi se në mesin e 130 shtetasve të vendit që u riatdhesuan ishin 15 fëmijë dhe 34 të moshuar. 

Pas zbritjes nga avioni, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar u dërguan në ekipet e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për t'u regjistruar. Midis tyre, Musa Ahmad, i mbështetur në bastunin e tij, shpjegoi se kishte shkuar në Sudan për të marrë kujdes mjekësor për një dëmtim në këmbë.

“Ne vuajtëm në Khartoum. Kur filloi lufta, unë u strehua në ambasadën e Çadit”, nga ku u dërgua me autobus në Port Sudan, gati një mijë kilometra në lindje të Detit të Kuq, shpjegoi ai.

Ministri i Jashtëm Maamat Saleh Anandif deklaroi se 300 studentë, 120 civilë të tjerë dhe rreth 30 personel ushtarak që kishin shkuar në Sudan për stërvitje do të largoheshin nga vendi. Të paktën 500 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në luftimet e ashpra, shkruajnë mediat e huaja.  

Disa mijëra njerëz që u larguan nga vendi i tyre për t'i shpëtuar luftimeve kanë kaluar kufijtë me vendet fqinje, kryesisht ato me Çadin (perëndim) dhe Egjiptin (në veri). Në total, OKB vlerëson se deri në 270,000 civilë mund të kenë ikur në Çad dhe Sudanin e Jugut. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pjesë e sistemit të OKB-së që nga shpërthimi i konfliktit, rreth 20,000 njerëz kanë kaluar kufirin e Sudanit me Çadin, i cili është më shumë se 1,400 kilometra i gjatë. 

lufta ne sudan

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2023, 09:19 a.l

Biden pritet të vizitojë Finlandën

  Joe Biden   SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden pritet të vizitojë Finlandën në korrik. Zyrtarët amerikanë...