Bota

Enti i Statistikave të Serbisë- Enver Robelli 'zbërthen' shifrat: 61.687 qytetarë janë deklaruar si shqiptarë

Ajo që bie në sy, sipas gazetarit është edhe fakti që regjistrimi ka treguar se 322.013 mijë njerëz nuk dihet çfarë nacionaliteti kanë, edhe përse jetojnë në Serbi.

29 Prill 2023, 08:30 Nga k.m.
Enti i Statistikave të Serbisë- Enver Robelli
Enver Robelli

KOSOVË- Gazetari Enver Robelli ka analizuar të dhënat e publikuara nga Enti i Statistikave të Serbisë lidhur me regjistrimin e popullsisë në vitin 2022. Ai shkruan se sipas raportit, në Serbi jetojnë 6.647.003 persona, nga të cilët 61.687 janë deklaruar si shqiptarë. Ajo që bie në sy, sipas gazetarit është edhe fakti që regjistrimi ka treguar se 322.013 mijë njerëz nuk dihet çfarë nacionaliteti kanë, edhe përse jetojnë në Serbi.

"Edhe një çudi tjetër statistikore: 27’143 persona janë deklaruar si jugosllavë ose 3840 më shumë se në regjistrimin e vitit 2011. 136’198 persona nuk janë deklaruar se çfarë shtetësie kanë,"-shkruan gazetari.

POSTIMI I PLOTË:

Enti i Statistikave të Serbisë ka publikuar të dhënat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2022. Në Serbi jetojnë: 6’647’003 persona. Prej tyre 61’687 janë deklaruar si shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 2011 në Serbi jetonin 7’186’862 persona. Brenda një dekade numri i banorëve të Serbisë ka rënë për 539’859 banorë. Në Serbi jetojnë 5’360’239 serbë dhe serbe ose 80,6 për qind e popullsisë së përgjithshme. Regjistrimi ka treguar se 322’013 mijë njerëz nuk dihet çfarë nacionaliteti kanë, ndonëse jetojnë në Serbi. Edhe një çudi tjetër statistikore: 27’143 persona janë deklaruar si jugosllavë ose 3840 më shumë se në regjistrimin e vitit 2011. 136’198 persona nuk janë deklaruar se çfarë shtetësie kanë. Në Serbi jetojnë 184’442 hungarezë, 153’801 boshnjakë, 131’936 romë, kroatë 39’107, 20’238 malazezë, 41’730 sllovakë, 23’044 rumunë, 21’013 vlleh.

 

enver robelli

Sondazh

Poll