Bota

'Ushtarët spanjollë po luftojnë në Ukrainë', Spanja i kërkon llogari Rusisë për VIDEON që po bën xhiron e rrjetit

Videoja tregonte burra me uniformë ushtarake, duke folur spanjisht, në një llogore. Kjo të jepte përshtypjen se ushtarët spanjollë mund të ishin të pranishëm në fushat e betejës në Ukrainë. 

29 Prill 2023, 08:34 Nga a.l
'Ushtarët spanjollë po luftojnë në Ukrainë',
Foto ilustruese

RUSI- Ministria e Jashtme spanjolle ka thirrur ambasadorin rus Yuriy Klimenko për t'i kërkuar shpjegime lidhur me një video të postuar në platformat e mediave sociale që pretendohej se ushtarët spanjollë po luftonin në Ukrainë. Videoja tregonte burra me uniformë ushtarake, duke folur spanjisht, në një llogore. Kjo të jepte përshtypjen se ushtarët spanjollë mund të ishin të pranishëm në fushat e betejës në Ukrainë. 

Klimenkos iu kërkua të shpjegojë publikimin e videos nga ambasada ruse në Madrid.  Pas reagimit të menjëhershëm të qeverisë spanjolle, të mërkurën mbrëma ambasada ruse në Madrid hoqi videon në fjalë nga llogaritë e saj në platformat e rrjeteve sociale.


Gazeta El País dhe media të tjera spanjolle raportuan se videoja në fjalë citonte një deklaratë të ministres spanjolle të Mbrojtjes Margarita Robles më 12 prill, në të cilën ajo siguroi se asnjë vend anëtar i NATO-s, përfshirë vendin e saj,nuk do të dërgonte trupa në Ukrainë.  

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll