Bota

Strasburg – Gjednj: Rusia t’i paguajë dëmshpërblime lufte Gjeorgjisë

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Rusinë t'i paguajë më shumë se 129 milionë euro kompensim Gjeorgjisë për shkeljet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dëmet e shkaktuara qytetarëve si rezultat i luftës së gushtit 2008.

29 Prill 2023, 09:12 Nga a.l
Strasburg – Gjednj: Rusia t’i paguajë dëmshpërblime
GJEDNJ

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Rusinë t'i paguajë më shumë se 129 milionë euro kompensim Gjeorgjisë për shkeljet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dëmet e shkaktuara qytetarëve si rezultat i luftës së gushtit 2008.

Në vendimin e sotëm të Dhomës së Madhe në çështjen Gjeorgjia kundër Rusisë (II), Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut shqyrtoi çështjen e shpërblimit të drejtë (neni 41). Çështja kishte të bënte me pretendimet e Qeverisë Gjeorgjiane për praktikat administrative nga ana e Federatës Ruse që sjellin shkelje të ndryshme të Konventës, në lidhje me konfliktin e armatosur midis Gjeorgjisë dhe Federatës Ruse në gusht 2008.

Gjeorgjia humbi kontrollin e rajoneve të saj të shkëputura të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut, në luftën kundër Rusisë. Gjykata arriti në përfundimin se Rusia nuk mund të bëhet përgjegjëse për shkeljet e të drejtave të njeriut gjatë luftës pesëditore, shkruajnë mediat e huaja. 

“Megjithatë, pas armëpushimit, autoritetet ruse ishin përgjegjëse për situatën në rajonin e konfliktit dhe duhej të kishin zbatuar Konventën e të Drejtave të Njeriut”, thanë gjyqtarët në atë kohë.

Rusia kishte lejuar plaçkitjen, abuzimin dhe torturën nga forcat e Osetisë së Jugut.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll