Bota

Erdogani këmbëngul për zbardhjen e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi

1 Tetor 2019, 08:23 Nga DOSJA
Erdogani këmbëngul për zbardhjen e vrasjes së gazetarit

TURQI – Turqia prej disa kohësh është përfshirë në një ngjarje të cilën presidenti i saj Recep Tayyip Erdogan, e cilëson si kërcënim serioz të rendit dhe sigurisë kombëtare.

Bëhet fjalë për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.

Khashoggi u vra më 2 tetor të vitit 2018 në Konsullatën Saudite në Stamboll. Arabia Saudite fillimisht mohoi çdo njohuri mbi vendndodhjen e tij pasi ai u zhduk, por më vonë u përpoq të fajësonte për vdekjen e tij një ekip të operativëve mashtrues.

Sipas burimeve të organizatave të ndryshme, gazetari saudit u vra dhe trupi i tij u copëtua.

Princi i kurorës Mohammed Bin Salman, pranoi përgjegjësinë për vrasjen e Jamalit, por mohoi në mënyrë kategorike të ketë bërë urdhërimin e vrasjes.

Erdogan e cilësoi vrasjen e gazetarit jo vetëm si një tragjedi, por edhe si nje abuzim me fuqinë diplomatike. Ai u zotua se Turqia do ta çojë deri në fund zbardhjen e vdekjes së tij, dhe nuk do të ndalet derisa fajtori të jetë vënë pas hekurave.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat pyetje që unë parashtrova për një publikim të botuar për këtë gazetë vitin e kaluar. Ku janë mbetjet e Khashoggit? Kush firmosi urdhrin e vdekjes së gazetarit saudit? Kush dërgoi 15 vrasësit, përfshirë një ekspert të mjekësisë ligjore, në bordin e dy aeroplanëve në Stamboll?. Është në interesin tonë më të mirë dhe në interesin më të mirë të njerëzimit, të sigurojmë që një krim i tillë të mos përsëritet askund. Luftimi i mosndëshkimit është mënyra më e lehtë për të arritur atë qëllim. Ne ia kemi borxh familjes Jamal-i”, tha Erdogan.

Burimi: Washington post

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arabi saudite erdogan jamal khashoggi turqi arabi saudite erdogan jamal khashoggi turqi

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2019, 19:14

Zgjedhjet nuk e ndryshojnë kursin e Austrisë

AUSTRI– Kush di të numërojë do të thoshte se zgjedhjet e së dielës në Austri sollën një ndryshim kursi të vendit. Drejtimi – më majtas. Kush është më i vëmendsh...