Bota

I nxehti afrikan përfshin Australinë, temperaturat maksimale arrijnë 38 gradë celcius

1 Tetor 2019, 08:38 Nga DOSJA
I nxehti afrikan përfshin Australinë, temperaturat maksimale

AUSTRALI -Mëngjesin e sotëm Australia është përfshirë nga një i nxehtë afrikan, të cilët njerëzit e quajnë i nxehti i ardhur nga ferri.

Australia u zgjua sot nën temperaturat 38 gradë celcius, dhe mendohet që këto temperatura të qëndrojnë për  një kohë relativisht të gjatë.

Organizatat meteorologjike kanë paralajmëruar njerëzit për ngritjen drastike të temperaturave, dhe kanë thënë se kjo situatë pritet të vazhdojë deri në dhjetor të këtij viti.

Rritja e temperaturave sjell dhe rrezikun e rënieve të zjarrit nëpër pyjet e Australisë, ky mund të jetë një problem shumë i madh pasi edhe momentalisht rreth 150 zjarrëfikës janë duke tentuar ende të fikin 5 zjarret e rëna në gusht të këtij viti, të cilat vazhdojnë  të përhapen dhe të digjen.

Shërbimi i zjarrëfikseve të Australisë ka deklaruar se mund t’i duhen disa muaj për të shuar totalisht zjarret, pasi era fryn në drejtim të kundërt të tyre, dhe me një shpejtësi dhe fuqi shumë të lartë.

Australianët i janë kthyer sërisht kremit të diellit, dhe plazhit. Ata duket se e kanë marrë me qetësi dhe me spontanitet rritjen anormale prej më shumë se 10 gradësh të temperaturës.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota australi temperatura ekstreme australi temperatura ekstreme

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2019, 19:14

Zgjedhjet nuk e ndryshojnë kursin e Austrisë

AUSTRI– Kush di të numërojë do të thoshte se zgjedhjet e së dielës në Austri sollën një ndryshim kursi të vendit. Drejtimi – më majtas. Kush është më i vëmendsh...