Bota

Hossein Salam/ Zhdukja e Izraelit nga harta, diçka që arrihet shumë lehtë!

1 Tetor 2019, 09:08 Nga DOSJA
Hossein Salam/ Zhdukja e Izraelit nga harta, diçka që arrihet

IRAN – Komandanti i forcave ushtarake revolucionare në Iran, këtë të hënë gjatë një deklarate ka thënë se shkatërrimi i Israelit dhe zhdukja e tij nga harta, nuk është më një ëndërr, por diçkaqë arrihet lehtë për forcat e Iranit.

Edhe pse komente të tilla nuk janë më të pazakonta për gjendjen në Iran dhe Israel, gjithsesi ato shtojnë edhe më shumë konfliktin e ndodhur në Lindjen e Mesme.

Gjendja në Lindjen e Mesme është mjaft e tensionuar, sidomos për armët nukleare që posedon Irani.

Këto lloj deklaratash vetëm sa përhapin edhe më tepër frikë tek banorët dhe qytetarët e të dyja vendeve.

Shtetet e bashkuara të amerikës, të cilat në 2018 nënshkruan një kontratë për armët nukleare midis Iranit dhe fuqive botërore, kanë krijuar një fushatë të mbështetur nga kryeministri Israelit Benjamin Netanyahu, ku i ushtrojnë Iranit presion maksimal për të mbajtur qetësinë, dhe për të mos bërë më thirrje për luftë.

Irani është treguar armiqësor me Izraelin që në revolucionin e tij në 1979, dhe Tehrani suporton vazhdimisht forcat anti-israelite siç janë forcat Palestine dhe Lebaneze.

Lufta në Siri midis forcave Izraelite dhe atyre Iraniane vazhon akoma, edhe pse Izraeli i ka tërhequr mbrapsht trupat ushtarakë, Irani vazhdon të gjuajë bomba në drejtim të saj.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hossein salam iran israel hossein salam iran israel

Sondazh

Poll

Bota 30 Shtator 2019, 19:14

Zgjedhjet nuk e ndryshojnë kursin e Austrisë

AUSTRI– Kush di të numërojë do të thoshte se zgjedhjet e së dielës në Austri sollën një ndryshim kursi të vendit. Drejtimi – më majtas. Kush është më i vëmendsh...