Politike

Forumi Ekonomik Delphi, Rama: Turqia është lënë pas dere nga BE, Kosovën e mbajtën peng prej vitesh

Sa i përket Kosovës, ai u shpreh se ka qenë çmenduri nga ana e liderëve të BE-së mosliberalizimi i vizave. 

28 Prill 2023, 18:29 Nga A.B
Forumi Ekonomik Delphi, Rama: Turqia është lënë pas dere nga
Edi Rama

GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Greqi, aty ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi. Teksa ishte i ftuar në një intervistë, Rama u shpreh se Evropa duhet ta marrë seriozisht Turqinë.

Më tej, Rama shtoi se edhe Turqisë iu kërkua që të realizonte disa reforma, por pavarësisht kësaj, u la pas dere nga BE.

“Duhet të kuptojmë arsyet sepse disa vende të ndryshme kanë edhe sjellje dhe reagime të ndryshme. Ajo që mendoj është se përtej asaj që do të sjellin zgjedhjet, cili do të jetë rezultati, mendoj se Erdogani ka bërë një punë të mrekullueshme për vendin e tij. Ka sjellë ndryshime shumë të mëdha. Patjetër që ka edhe disa gjëra që mund t’i diskutojmë por mund të them se BE duhet të diskutojë sjelljen e vet në kohën kur Turqisë iu kërkua që të bënte disa reforma dhe pasi u bënë Turqia u la pas dere. Kanë qenë disa situata jo të thjeshta dhe ajo që erdhi pas është një situatë komplekse.

Por një gjë është e pamohueshme, me ose pa Erdoganin, Turqia është kryesore për sigurinë e Evropës dhe Evropa duihet ta marrë seriozisht atë.“, tha Rama.

Sa i përket Kosovës, ai u shpreh se ka qenë çmenduri nga ana e liderëve të BE-së mosliberalizimi i vizave. 

E mbajtën peng për vite me radhë”, tha Rama.

Për Serbinë përsërit se nuk është pro presionit për shtimin e sanksioneve. 

“Nuk jam pro presionit për shtimin e sanksioneve, serbët varen nga gazi rus”, tha ai.

Në mbrëmje, Rama dhe të gjithë liderët që janë pjesëmarrës në forum janë ftuar në një darkë nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis./Dosja.al

edi rama forumi ekonomik i delphit

Sondazh

Poll