Politike

Berisha fton Ramën në debat: Do i nxjerr vjedhjet e tij por edhe familjarëve në tendera

Në të kundërt, paralajmëron Berisha, do të nxjerrë dokumentet ku provon aferat e shumta.

28 Prill 2023, 13:20 Nga m.s
Berisha fton Ramën në debat: Do i nxjerr vjedhjet e tij por edhe
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kreun e qeverisë Rama, duke e ftuar në një debat LIVE për fushatën elektorale. Në takimin me median, Berisha ftoi kryeministrin Rama në debat, për të cilën tha se e refuzon nga vjedhjet e aferat që rëndojnë mbi të e familjarët e tij. Në një konferencë për gazetarët, Berisha tha se Rama nuk përballet dot, pasi mbi të rëndojnë shumë afera, për të cilat ish-kryeministri citoi se ka dokumente. Apeli i hapur i Berishës ndaj Ramës është që të përballet në debat, dhe të paraqesë para shqiptarëve gjithçka ai e konsideron se i shërben interesit të pushtetit të tij. Në të kundërt, paralajmëron Berisha, do të nxjerrë dokumentet ku provon aferat e shumta.

Fjala e Berishës
Edhe njëherë, dënoj me forcën më të madhe refuzimin e ballafaqimit të kandidatëve nga Edi Rama si një akt të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve shqiptarë.
Rama nuk i nxjerr kandidatët sepse mbi ta rëndojnë fatura dhjetëra milionë euro vjedhjesh nga më të ndryshme.
U bëj thirrje medieve të vendosin në studio dy karrige dhe të ftojnë kandidatët për debat dhe të lënë bosh karrigen e kandidatit që nuk paraqitet.
Sikundër përsëris ftesën ndaj Edi Ramës, të vijë në debat, të paraqesë para shqiptarëve gjithçka ai e konsideron se i shërben interesit të pushtetit të tij.
Nuk vjen dot.
Unë e bëj këtë, por unë jam i bindur se ai nuk mund të vijë në debat. Rëndojnë afera të tmerrshme mbi shpatullat e tij. Dhe unë ia nxjerr dokumentet një nga një përpara shqiptarëve.
Unë do i rreshtoj jo vetëm vjedhjet e tij, por edhe me familjarët e tij në tendera.
Pra, Edi Rama nga njëra anë i fsheh kandidatët e tij, dhe vetëm pas denoncimeve të përsëritura të mia, nxori fytyrën e Lal Fallcit, se edhe atë e kishte zhdukur, nga ana tjetër nuk pranon debatet.
Kjo është një fyerje e madhe për qytetarët.
U bëj thirrje qytetarëve të kërkojnë nga kandidatët të debatojnë, qoftë edhe në sheshet e qytetit.
Nga ana tjetër, u bëj thirrje gazetarëve të verifikojnë çdo pretendim, çdo pseudosukses që numërojnë sot sekti i rilindjes, sekti i vjedhjes.
Rilindje do të thotë vjedhje sot për shqiptarët.
A mund të imagjinoni një kryebashkiak që zhduk 520 mijë metër katror gjelbërim dhe mashtron e thotë se kam mbjellë 1 milion pemë.
Këtë mashtrim e bën për të justifikuar vjedhjen e miliona eurove që ka faturuar me 1 milion fidanë.
Një njeri që u thotë qytetarëve që kam ndërtuar 40 shkolla dhe fillon e numëron 5, 8 apo 15. Se nuk i ka.

edi rama sali berisha debat rama berisha

Sondazh

Poll