Politike

Qori: Kullat pas xhamisë dhe Sahatit s'do ekzistojnë më nëse janë ngritur në shkelje, keqbërësit janë bër bashkë me Ramën e Veliajn

Qori thotë se ato kulla po u marrin frymën monumenteve të kulturës.

28 Prill 2023, 16:36 Nga F.M
Qori: Kullat pas xhamisë dhe Sahatit s'do ekzistojnë më
Arlind Qori

TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë ka deklaruar se asnjë prej dy kullave që janë pas Kullës së Sahatit dhe Xhamisë së Ethem Beut nuk do të ekzistojë më, nëse aty do të gjenden shkelje. Në një deklaratë nga sheshi “Skënderbej”, Qori thotë se ato kulla po u marrin frymën monumenteve të kulturës. Ai përmendi dhe emrat e kompanive që kanë ndërtuar aty, duke shtuar se janë po aq keqbërës sa kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Pjesë nga deklarata e Qorit:

Mirëdita, sot në Tiranë është një ditë shumë e bukur. Ne jemi në sheshin ‘Skënderbej’, edhe sheshi do të ishte shumë i bukur, sikur të mos masakrohej nga kulla të larta, të cilat po shkatërrojnë identitetin dhe historinë e qytetit. Këtu mbrapa meje janë dy prej ndërtesave më të rëndësishme të historisë tonë, gati 200-vjeçare, Kulla e Sahatit dhe Xhamia e Ethem Beut. Deri pak vite më herët, gjithë qytetarët e Tiranës mund t’i shijoni këto monumente të kulturës, mund të reflektonin mbi historinë e Tiranës. Mirëpo Edi Ramës dhe Erion Veliajt iu mbush mendja që tokën ngjitur me kullën e sahatit dhe me xhaminë ta jepnin për ndërtimin e dy kullave që ua kanë marrëfymën monumenteve të kulturës. Keqbërësit kanë emra, Tekno Alb SHPK ka tre ortakë me mbiemër Abdia dhe Mata. Sigurisht po të bëja dhe unë karagjozin si një prej kandidatëve do të dilja dhe unë e do të flisja këtu për shijet e mia urbane. Me të gjetur minimunim e shkeljes në këto kulla, këto kulla s’do të ekzistojnë më.

Postimi i Qorit:

Edi Ramës dhe Erion Veliajt iu mbush mendja që tokën ngjitur me Kullën e Sahatit dhe me Xhaminë e Et'hem Beut ta jepnin për ndërtimin e dy kullave, të cilat ia kanë marrë frymën monumenteve të kulturës. Ne nuk bëjmë karagjozin duke folur për shijet muzikore, sepse me Tiranën nuk mund të bëhet gallatë. Jemi përpara një kasaphane urbane dhe shkaktarët e saj duhet të vendosen një orë e më parë përpara ligjit.

arlind qori

Sondazh

Poll