“Nuk ka BE pa Serbinë”, Berisha komenton deklaratat e Ramës: Po mbron interesat e Kremlinit
erisha u shpreh se Rama dhe Vuçiç nuk kanë interesa evropiane, por mbi krye qëndron pasurimi.
TIRANE- Në konferencën e përjavshme me gazetarët, kryedemokrati Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po mbron interesat e Kremlinit. Qëndrimi i tij pason pas deklaratave të Edi Ramës në emisionin "Porta a Porta", ku tha se nuk e shikon Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në BE, pa Serbinë. Për Berishën, kjo nuk është gjë tjetër veçse një deklaratë antishqiptare dhe në kundërshtim me interesat e Shqipërisë drejt integrimit europian. Berisha tha shpreh se Rama dhe Vuçiç nuk kanë interesa evropiane, por mbi krye qëndron pasurimi i tyre personal.
Fjala e Berishës
Çështja e fundit dhe jashtëzakonisht e rëndësishme ka të bëjë me deklaratat e Edi Ramës në një emision italian se anëtarësimi i Shqipërisë në BE pa Serbinë është i pakuptimtë.
Kjo është një deklaratë antishqiptare e vasalit të Beogradit, që kërkon të lidhë Shqipërinë pas qerres së Beogradit.
Kjo deklaratë vjen në kundërshtim flagrant me interesat shqiptare të integrimit.
Dy autokratët e Ballkanit, padroni dhe vasali, nuk kanë interesa evropiane.
Kanë interesa të pasurimit të tyre, kurse Aleksandër Vuçiç ka interesa ruse dhe përdor si avokat të shpifur kryeministrin e Shqipërisë, i cili pranon në vasalitet të plotë, t’i thotë Europës se integrimi i Shqipërisë në BE pa padronin e tij nuk ka kuptim. Sikur shqiptarët punojnë për serbët dhe jo për integrimin e tyre në Europë.
Integrimi në BE nuk është proces kolektiv, është proces individual për vendet.
Nuk ka akt më antishqiptar, si mundet kryeministri i një vendi të thotë se pa ata, nuk ka kuptim të vijmë ne.
De facto Rama mbron interesat e Kremlinit, mbron Serbinë si prapavijë e agresorëve barbarë rusë, duke insistuar që të mos i kërkohet Serbisë zbatimi i sanksioneve ndaj Rusisë, por ta pranojmë Serbinë si prapavijë.
Mirë që nuk thotë që të pranojmë edhe Bjellorusinë.
Nuk ka avokati më të shëmtuar të interesave të Kremlinit se kjo që bën Edi Rama.
PD e dënon me forcën më të madhe këtë deklaratë dhe fton shqiptarët të qëndrojnë sepse ky është shkelmim i interesave të tyre jetike./Dosja.al
Sondazh
KKT në aksion! Fushata në kulm, Rama firmos lejen për 7 kulla të reja në Tiranë
Edi Rama dhe kullat TIRANE- Edhe pse fushata elektorale është bërë agresive për hapësirat publike që mungojnë n&eum...
PD e Alibeajt kundër posterit të Këlliçit, Karabina: Ndaloni me gjestet pa etikë dhe sjellje të mirë
Mirela Karabina TIRANE- Drejtoresha e Komunikimit në grupimin e Enkelejd Alibeaj që mban vulën e Partisë Demokratike, Mirela Karab...
Rama lobon për Vuçiç nga Italia: S’ka BE për Shqipërinë pa Serbinë! (REAGIMET)
Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer në qendër të vëmendjes s&eum...
Këlliçi me banorët e Fushës së Aviacionit: Luftë korrupsionit në Bashki, 5 prioritetet për qytetarët
Belind Këlliçi TIRANË- “Luftë me tolerancë zero dhe realizim të 5 prioriteteve për Tiranën”, ishte me...
Kryemadhi: Berisha nuk e rruajti fare për shantazhe, ai është dashi me brirë i Opozitës!
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e konsideron kryedemokratin Sali Berisha, si liderin e Opozit&...
"Do më vrasin tek Mali me Gropa"/ Kryemadhi komenton përplasjet e Metës me Kim: Ajo të jetë e lumtur, ne jemi për filma Hollywood-i, burrë e grua
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar përplasjet e kreut të Partisë s&eu...
KQZ ndalon ripostimin e aktiviteteve politike në faqet e institucioneve, Kaziaj: PD ska plotësuar numrat në QV. Sefa: Ju jeni parti që u duhet hu për të qëndruar
KQZ TIRANË- Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ditën e djeshme nuk ka shkuar pa debate dhe retorika politike mes përfaq&e...
"Kush e blen 6 mijë euro metrin katror?", Veliaj: Nuk ka patriotizëm në metrat katrorë
Erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur për çmimin e apartamenteve në kryeqytet. I ft...
Qori: Kryeqyteti ka nevojë për plan të ri urbanistik, hetim kullave
Arlind Qori TIRANË- Kandidati i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori për Bashkinë e Tiranës ka deklaruar se kullave që jan&e...
Bardh Spahia komenton kërcënimin e Ramës për fondet për bashkitë e djathta: Po shkel ligjin e Kushtetutën!
Bardh Spahia TIRANË- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Shkodrës, Bar...
