Sport

ZYRTARE/ Napoli-Salernitana, të dielën, më 30 prill, në orën 15:00. Mendohet ‘Scudetto’

Skuadra e Spallettit do të luajë duke ditur rezultatin e Lazios, i cili nëse nuk fiton, do t'i dorëzonte edhe matematikisht “Scudetton’ Napolit.

28 Prill 2023, 15:29 Nga DOSJA

ITALI - Pas një pritjeje të gjatë ka mbërritur njoftimi zyrtar, Napoli-Salernitana është zhvendosur për të dielën 30 prill në orën 15:00. Lega Serie A, pasi ka marrë parasysh urdhëresën e Prefektit të Napolit, ka shtyrë me 24 orë ndeshjen e Maradonës, që mund të përkojë me festën për kampionatin e tretë ‘azzurr’. 

Në fakt, Napoli do të dalë në fushë duke ditur tashmë rezultatin e Lacios të angazhuar në orën 12:30 ndaj Interit, i cili në rast të mungesës së suksesit do të niste aritmetikisht festën trengjyrësh.

ZYRTARE/ Napoli-Salernitana, të dielën, më 30 prill, në

Pas vendimit të Lega Serie A, kalendari i kampionatit italian do të pësojë edhe dy ndryshime të tjera për shkak të raundit të mesjavës, të planifikuar midis 2 dhe 4 majit.

Ndeshja ndërmjet Udineses dhe Napolit në “Dacia Arena” e planifikuar për të martën më 2 maj është shtyrë për të enjten më 4 maj, në orën 20:45, pasi Udinese-Sampdoria e planifikuar fillimisht për të dielën më 7 maj është shtyrë për të hënën më 8 maj në orën 18:30.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll