Bota

Meloni takim me Sunak/ Pritet me pankarta jashtë 'Downing Street': Çohu ndaj racizmit! Kryeministrja italiane: Bashkë do të luftojmë refugjatët e paligjshëm

Meloni u përshëndet jashtë Downing Street nga një grup i vogël demonstruesish që mbanin pankarta ku lexonin “Çohu ndaj racizmit” dhe “Jo Melonit fashist”.

27 Prill 2023, 21:31 Nga a.l

 

Meloni takim me Sunak/ Pritet me pankarta jashtë 'Downing
Rishi Sunak dhe Giorgia Meloni

 

BRITANI- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka zhvilluar sot një takim me homologen e tij italiane Giorgia Meloni. Siç raportojnë mediat e huaja, takimi është zhvilluar në Downing Street. Në fokus të bisedimeve mes liderve ishte çështja e emigracionit të paligjshëm. Meloni u përshëndet jashtë Downing Street nga një grup i vogël demonstruesish që mbanin pankarta ku lexonin “Çohu ndaj racizmit” dhe “Jo Melonit fashist”. Liderja italiane, ka vlerësuar punën e ndërmarrë nga homologu i saj britanik, për të luftuar trafikantët e njerëzve dhe rrjetet klandestine të emigracionit. 

 Ajo tha se takimi me Sunak shënoi një fillim të ri në marrëdhëniet midis Italisë dhe Britanisë

“Jam shumë e lumtur që jam këtu dhe jam e bindur se mund të bëjmë një punë të mirë së bashku,” tha ajo. Meloni nënvizoi se absolutisht pajtohet me punën që po bënte Sunak për të kundërshtuar luftën kundër trafikantëve dhe emigracionit klandestin.

Qeveria e Melonit është zotuar të frenojë imigracionin masiv, kryesisht nga Afrika e Veriut. Megjithatë, më shumë se 35,085 njerëz kanë mbërritur në Itali deri më tani në 2023, tregojnë të dhënat e ministrisë së brendshme, nga rreth 7,900 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 

giorgia meloni rishi sunak

Sondazh

Poll