Sport

KRIZA! Dëshmitarët e konfirmojnë: Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez ishin ‘të zemëruar’, nuk folën gjatë udhëtimit!

Ditët dhe javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për krizën në marrëdhënien mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez.

28 Prill 2023, 08:00 Nga DOSJA
KRIZA! Dëshmitarët e konfirmojnë: Cristiano Ronaldo dhe Georgina

ARABIA SAUDITE - Edhe pse Georgina i mohoi histori të tilla, sërish duket se “ku ka tym ka edhe zjarr”. Sipas mediave, disa persona kanë qenë dëshmitarë të debatit mes të dyve gjatë fluturimit për në Nju Jork muajin e kaluar. 

Sipas dëshmisë së një anëtari të ekipit, të ngarkuar për organizimin e fluturimit privat për në Nju Jork nga Riadi, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez patën një debat të ashpër para se të niseshin.

“Georgina hipi në avion tërësisht e tërbuar me Christian dhe nuk i përshëndeti askënd nga ekuipazhi”,- nis rrëfimin dëshmitari dhe shton: "Cristiasno ishte shumë i sjellshëm. Përshëndeti të gjithë ekuipazhin e avionit, por nuk foli me ta gjatë fluturimit. Ata nuk thanë asnjë fjalë gjatë rrugës",- tregon dëshmitari i paidentifikuar i mediave portugeze.

Shumë besojnë, se marrëdhënia e keqe brenda shtëpisë, ka ndikuar edhe në lojërat e Cristiano Ronaldos. Muajin e fundit ai është i panjohur dhe luan lojëra tejet modeste dhe inatin e shfaq në çdo hap.

Thuhet se CR7 ankohet për të partneren e tij për sjellja e saj arrogante. Nuk i pëlqen që personi që ka pranë tij, të lavdërohet për shkak të pasurisë së tij dhe e ka kundërshtuar në disa raste.

Historitë e krizës brenda marrëdhënies kanë vazhduar prej disa kohësh. Dhe Georgina dyshohet se nuk është e kënaqur me jetën në Arabinë Saudite, edhe pse mundohet ta fshehë atë në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll