Sport

Fiorentina përballë Interit, në finalen e Kupës së Italisë...

28 Prill 2023, 07:16 Nga DOSJA

Fiorentina përballë Interit, në finalen e Kupës së

ITALI - Fiorentina konfirmoi parashikimet pas fitores së saj në shtëpinë e Cremonese, në gjysmëfinalen e parë (2-0). Me një ritëm... përtaci ajo “vulosi” të enjten mbrëma “biletën” e dytë për finalen e Kupës, ku do të përballen me Interin, më 24 maj në “Olimpico”.

Me barazimin 0-0 në mbrëmjen e së enjtes me Cremonesen, në ndeshjen e kthimit të fazës gjysmëfinale të zhvilluar në “Artemio Franki”, skuadra “violë” arriti atë që dëshironin dhe pas 27 ditësh do të kenë mundësinë të fitojnë trofeun e 7-të në historia e tyre dhe e para pas 22 vitesh (2001 hera e fundit).

Fiorentina ishte e pranishme edhe në finalen e vitit 2014, kur u mund 3-1 nga Napoli. Rezultatet e ndeshjeve të kthimit të fazës gjysmëfinale të Coppa Italia (në kllapa rezultati i ndeshjes së parë) janë si më poshtë:

Inter-Juventus 1-0 (1-1)

Fiorentina-Cremonese 0-0 (2-0)

Fiorentina përballë Interit, në finalen e Kupës së

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll