Sport

Rrëmbehet futbollisti i kombëtares në vendlindjen! Si ndodhi, reagimi i familjes...

Bota e futbollit libian është në gjendje shoku, pasi Mohamed Zaabia (34 vjeç) u zhduk pa lënë gjurmë.

27 Prill 2023, 20:34 Nga DOSJA

Rrëmbehet futbollisti i kombëtares në vendlindjen! Si ndodhi,

LIBI - Sipas mediave britanike, që nga java e kaluar nuk është dëgjuar asgjë për sulmuesin, Mohamed Zaabia, ndërsa më vonë u mësua se ai ishte rrëmbyer. Futbollisti me 25 ndeshje për kombëtaren e Libisë është rrëmbyer teksa ndodhej në Tripoli, kryeqyteti i vendit të tij të lindjes. 

Në gjendje shoku janë edhe familjarët e tij, të cilët kanë deklaruar se nuk janë kontaktuar nga rrëmbyesit për të kërkuar diçka në këmbim të lirimit të të dashurit të tyre. Futbollisti do të ishte rrëmbyer lehtë, pasi prej disa muajsh ecën me paterica, pas një dëmtimi mjaft të rëndë. 

Rrëmbehet futbollisti i kombëtares në vendlindjen! Si ndodhi,
Sulmuesin libian Mohamed Zaabia

Zaabia e filloi karrierën e tij në 2006 në Al-Shat Tripoli. Pas një eksperience në Al-Arabi të Kuvajtit, ai përfundoi në futbollin europian, te Partizani i Beogradit.  Ai nuk arriti t'u imponohej serbëve, dhe që atëherë ai ka luajtur vetëm për skuadra nga futbolli algjerian, tunizian apo Bahrein. 

Në kombëtare e Libisë, Mohamed Zaabia ka shënuar 6 gola. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll