Bota

Zbulohet depozita e re më e madhe e naftës në Kinë

30 Shtator 2019, 16:52 Nga DOSJA
Zbulohet depozita e re më e madhe e naftës në Kinë

KINË- Një prej prodhuesve më të mëdhenj kinez, të naftës dhe gazit  “National Petroleum Company”, sëfundmi është zbuluar se mes të detit është zbuluar një depozitë e re nafte, në veriperendim të Kinës ku është mësuar se përmban mbi 1 milardë ton karburant.

Zbulimi erdhi pas një eksplorimi përgjatë Pellgut Ordos 7, ku sipas studimit është mësuar të jenë përafërsisht  358 milionë ton naftë.

“Kjo do të thotë që një fushë që përmban një miliard ton rezerva është zbuluar në fushën e madhe të naftës Qingeng,” ka deklaruar kompania.

“Fusha e naftës do të prodhojë një total prej 640,000 ton naftë këtë vit, me prodhimin vjetor që pritet të arrijë në tre milionë ton në të ardhmen e afërt”, tha Li Luguang, një prej përfaqësuesve të CNPC.

Një filial i CNPC, “Petro China” ka deklaruar se pothuajse 740.9 miliardë metra kub rezerva të provuara të gazit janë gjetur në vendet Changning-Veyuan dhe Tajang në basenin e Sichuan.

Pra të përkthyera ndryshe rezervat totale të kontrolluara janë 1.061 miliardë metra kub.

Burimi: bloomberg

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kine zbulohet depozita e re naftës kine zbulohet depozita e re naftës

Sondazh

Poll