Art&Argëtim

'Look-u' i ri i Meghan Markle shkakton zhurmë në Twitter: Ajo dëshiron të jetë si Kate Middleton

Flokët e saj të drejtë me shkëlqim u kujtuan shumë njerëzve princeshën e Uellsit, Kate, por disa besojnë se ngjashmëritë nuk kufizohen vetëm në... flokë.

25 Prill 2023, 17:05 Nga k.m.
'Look-u' i ri i Meghan Markle shkakton zhurmë në Twitter:
Meghan Markle

SHBA- Paraqitja e parë e Meghan Markle që kur njoftoi se nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III ka ndezur debat në mediat sociale, me disa persona që pretendojnë se pamja e saj e re ka disa ngjashmëri me atë të kunatës së saj, Princeshës Kate Middleton.

Markle u shfaq përmes një lidhjeje video në TED Talk-un të mikut të saj fotografit Misan Harriman fundjavën e kaluar dhe, si zakonisht, mediat sociale u ndezën nga komentet për pamjen e saj. Ndryshimi më i dukshëm në look-un e ri të gruas së Harry-t është padyshim modeli i ri i flokëve. Flokët e saj të drejtë me shkëlqim u kujtuan shumë njerëzve princeshën e Uellsit, Kate, por disa besojnë se ngjashmëritë nuk kufizohen vetëm në... flokë.

"Operacione plastike; Meghan Markle është e dëshpëruar të jetë si Kate Middleton,”- thuhet në një koment në Twitter.

Megjithatë, kishte edhe disa komentues pretenduan se ndryshimi shprehu dëshirën e saj për të imituar disa personazhe të njohura, si Jennifer Lopez, Kim Kardashian apo Jennifer Aniston, dhe jo gruan e princit të kurorës. Përfaqësuesit e Meghan Markle refuzuan të komentojnë pretendimin, por burimet e "New York Post" thonë se ndryshimet në pamjen e saj janë kryesisht për shkak të peshës që humbi pas dy shtatzënive dhe jo si pasojë e një operacioni drastik në fytyrë.

meghan markle

Sondazh

Poll