Art&Argëtim

Kërkonte të dukej si Kim Kardashian, humb jetën modelja vetëm pak orë pas operacionit plastik

Vdekja e 34-vjeçares, e cila njihej online si “Asten” ka ndodhur të enjten e kaluar në spitalin ku ajo po shërohej nga një operacion që iu nënshtrua.

26 Prill 2023, 12:53 Nga f.i
Kërkonte të dukej si Kim Kardashian, humb jetën modelja
Christina Asten Gurkani

SHBA- Christina Asten Gurkani, modelja e OnlyFans dhe vajza e cila i ngjason Kim Kardashian, Vetëm disa orë pasi iu nënshtrua një operacioni tjetër plastik, pësoi një atak masiv në zemër, duke bërë që të ndërronte jetë. Dailymail raporton se vdekja e 34-vjeçares e cila njihej online si “Asten” ka ndodhur të enjten e kaluar në spitalin ku ajo po shërohej nga një operacion që iu nënshtrua.

Familja e Gurkani po mbledh para përmes GoFundMe për funeralin e modeles, i cili është planifikuar për javën e ardhshme. Deri më tani, 3,540 dollarë nga rreth 40,000 dollarësh janë mbledhur. Faqja GoFundMe përfshin një deklaratë emocionale nga të afërmit e 34-vjeçares, të cilët thonë se janë të shkatërruar dhe të tronditur nga ajo që ndodhi.

Kërkonte të dukej si Kim Kardashian, humb jetën modelja

Sondazh

Poll