Art&Argëtim

E KONFIRMUAR! Dua Lipa në një lidhje me djalin e regjisorit grek

Mirëpo këngëtarja e njohur ka publikuar një foto me Romain Gavras duke konfirmuar thashethemet për romancë përmes një postimi në Instagram. Kjo është hera e parë që të dy e bëjnë publike lidhjen.

25 Prill 2023, 19:22 Nga k.m.
E KONFIRMUAR! Dua Lipa në një lidhje me djalin e regjisorit grek
Dua Lipa dhe Romain Gavras

SHBA- Dua Lipa thuhet se ka gjetur një interes të ri dashurie tek regjisori francez Romain Gavras. Ylli i popit, shkurtin e kaluar u largua nga festa e BAFTA në Londër me regjisorin. Një botim i Mirror kishte raportuar se " ata janë takuar në heshtje për disa muaj". Ata kanë shumë të përbashkëta dhe e kanë prezantuar njëri-tjetrin me rrethet e ngushta të miqve.

Mirëpo këngëtarja e njohur ka publikuar një foto me Romain Gavras duke konfirmuar thashethemet për romancë përmes një postimi në Instagram. Kjo është hera e parë që të dy e bëjnë publike lidhjen.

E KONFIRMUAR! Dua Lipa në një lidhje me djalin e regjisorit grek
Dua Lipa dhe Romain Gavras

Edhe pse këngëtarja e “Levitating” nuk ka folur zyrtarisht për lidhjen, postimin e ka  shoqëruar me një zemër të kuqe duke konfirmuar kështu lidhjen e saj romantike me Gavras.

Lipa u nda nga modeli Anwar Hadid në fund të vitit 2021, ndërsa Gavras ishte në një lidhje me Rita Orën për gjashtë muaj para se të konfirmonte ndarjen e tyre në mars të vitit 2021. Regjisori ka qenë më parë në lidhje me reperen MIA dhe ka drejtuar disa nga videoklipet e saj. 

dua lipa romain gavras

Sondazh

Poll