Art&Argëtim

Adele, e ftuara e fundit e shfaqjes ‘Carpool Karaoke’ me James Corden, ja çfarë pritet të zbulojë këngëtarja

Adele do të ulet në sediljen e shoferit së bashku me James Corden, për edicionin e fundit të shfaqjes së famshe, ku pritet të zbulojë detaje nga miqësia e tyre deri tek kënga e shkruar nga biseda mes tyre.

25 Prill 2023, 14:43 Nga f.i
Adele, e ftuara e fundit e shfaqjes ‘Carpool Karaoke’ me James
James Corden dhe Adele

SHBA-Këngëtarja Adele do të jetë personazhi i fundit i ftuar në shfaqjen “The Last Late Show me James Corden Carpool Karaoke Special.” Mediat e huaja shkruajnë se Adele do të ulet në sediljen e shoferit së bashku me James Corden, për edicionin e fundit të shfaqjes së famshe, ku pritet të zbulojë detaje nga miqësia e tyre deri tek kënga e shkruar nga biseda mes tyre.

Kujtjmë se nga hera e fundit e ftuar në “Carpool Karaoke” në vitin 2016 Adele e surprizoi Corden ndërsa moderatori ishte në shtëpi në Londër për pushime. Klipi i Adelës u bë viral në rrjet duke marrë mbi 206 milionë shikime dhe është videoja më e ndjekur në kanalin e shfaqjes në YouTube.

"Gjatë ‘Carpool’ së tyre të dytë së bashku dhe të fundit të Corden si drejtues i programit, Adele surprizon mikun e saj të vjetër në shtëpi në mëngjes, duke e zgjuar atë dhe duke i ofruar ta çojë vonë në punë. Sapo hipin në makinë, Adele më pas e interviston Corden, duke e pyetur për Carpool-et e kaluara, momentet kryesore në miqësinë e tyre dhe madje edhe një këngë që ajo shkroi që ishte frymëzuar nga një biseda emocionale që ata ndanë."-thuhet në një njoftim nga vetë emisioni.

Komediani njoftoi largimin e tij nga “The Late Late Show” në prill 2022, pak para se të rinovonte kontratën e tij për një vit të tetë dhe të fundit.

kengetarja adele adele

Sondazh

Poll