Bota

Pushtohet laboratori Kombëtar i Shëndetit Publik në Sudan, OBSH paralajmëron për rrezikun e shpërthimit biologjik

Laboratori ndodhet afër qendrës së Kartumit dhe jo shumë larg aeroportit kryesor të qytetit. Objekti mban patogjenët e fruthit dhe kolerës, si dhe materiale të tjera të rrezikshme.

26 Prill 2023, 10:01 Nga f.i
Pushtohet laboratori Kombëtar i Shëndetit Publik në Sudan, OBSH
foto ilustruese

SUDAN- Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “rrezik të lartë biologjik” nga një laborator i sulmuar gjatë luftimeve në Sudan. CNN raporton se paralajmërimi vjen pasi luftëtarët sudanezë pushtuan Laboratorin Kombëtar të Shëndetit Publik në kryeqytetin Khartoum.

OBSH tha në një deklaratë për CNN se "teknikët e trajnuar të laboratorit nuk kanë më akses në laborator" dhe se objekti kishte pësuar ndërprerje të energjisë, që do të thotë "nuk është e mundur të menaxhohen siç duhet materialet biologjike që ruhen në laborator për qëllime mjekësie.”

Mjekët thonë se "rreziku qëndron në shpërthimin e çdo konfrontimi të armatosur në laborator".

Laboratori ndodhet afër qendrës së Kartumit dhe jo shumë larg aeroportit kryesor të qytetit. Objekti mban patogjenët e fruthit dhe kolerës, si dhe materiale të tjera të rrezikshme.

sulme ne sudan

Sondazh

Poll