Bota

E rëndë në Francë/ Gjendet e pajetë në një qese mbeturinash 5-vjeçarja

Sipas një burimi nga hetimet paraprake mësohet se adoleshenti, i cili jetonte në banesën ku u gjet trupi i pa jetë i 5-vjeçares është arrestuar. 

26 Prill 2023, 09:34 Nga f.i
E rëndë në Francë/ Gjendet e pajetë në një
foto ilustruese

FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francën, pasi një vajzë 5-vjeçare është gjetur e pajetë në një qese plehrash në një apartament në Rambervillers. Mediat e huaja raportojnë se prindërit me origjinë rumune kishin denoncuar zhdukjen e vogëlushes pasdite.

Trupi i vajzës u gjet në një apartament në qytetin Rambervillers në rajonin e Vosges.

Sipas një burimi nga hetimet paraprake mësohet se adoleshenti 16-vjeçar, i cili jetonte në banesën ku u gjet trupi i pa jetë i 5-vjeçares është arrestuar. Kryetari i bashkisë Jean-Pierre Michel tha se adoleshenti është i njohur për autoritetet për "akte që lidhen me abuzimin seksual" të fëmijëve të vegjël.

vritet 5 vjecarja ne france

Sondazh

Poll